Si sot 84 vite më parë lindi figura më njohur Lushnjare .

Views: 174
0 0

Sot krenaria e qytetit të Lushnjes dhe mbarë kombit ylli i artit shqiptar Vaçe Zela ka përvjetorin e ditëlindjes.

Vaçe Zela lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939. Vaçja  spikaste me talentin e saj që në moshë të hershme.

Repertori i Vaçes ishte i ngjeshur dhe gëzon popullaritet edhe për publikun e sotëm.

Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më pas në Radiotelevizion, që prej organizimit të parë të tyre.

Është fituesja e çmimit të parë në Festivalin e Parë (1962) me këngën “Fëmija i parë”.

Në vazhdim të karrierës, do të fitonte edhe 11 çmime të tjera të para.

Vaçe Zela u zbulua rastësisht në moshë të re në  qytetin tonë me  zërin e saj të jashtëzakonshëm.

Këngët e saj kanë mbetur popullore dhe të preferuara nga publiku nga zëri  i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.

Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave.

Ajo është nderuar me Urdhrin “Nderi i Kombit” nga ish- presidenti Alfred Moisiu.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
100 %
Social profiles