Aktakuza më ka lënduar më shumë se torturat mizore të Serbisë, dua të vdes me dinjitet

Views: 100
0 0

Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Jakup  Krasniqi ka filluar fjalimin  e tij me disa fakte rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka thënë se është e domosdoshme për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës ka rrëfyer dhunën që është ushtruar ndaj tij nga regjimi serb gjatë demonstratave në vitet e 80’ta, ku sipas deklaratës së tij, duart dhe këmbët i kishte gjithmonë të ënjtura nga rrahjet.

Ai është shprehur i lënduar nga përmbajtja e aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorisë  Speciale, ku ka thënë se dëshiron të vdes me dinjitet.

“Nëse në rrugëtimin tim ka diçka që nuk ka logjikë, është aktakuza e ngritur nga ZPS-ja. Përmbajtja e aktakuzës më ka lënduar më shumë sesa torturat mizore dhe dënimi me burg nga regjimi serb e jugosllav. Kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”, tha Krasniqi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Social profiles