Te dashur bashkeqytetare!
Te dashur demokrate!
Te dashur miq!
Ndonese jam i prirur te respektoj çdo vote – edhe voten e fundit, si per kandidatin, po ashtu edhe per keshilltaret bashkiake, rezultati i deritanishem me jep nje shtyse per t’i shprehur disa fjale zemre nepermjet ketij komunikimi.
Qe te jem i sinqerte, panorama e rezultatit te deritanishem ka krijuar shume zhgenjim tek une dhe te te gjithe miqte e mi te afert dhe te angazhuar ne fushate bashke me mua.
Padashur t’u futem shpjegimeve dhe analizave, qe do duhet t’i bejne ekspertet dhe specialistet e fushes, ndonese edhe une e kam nje shpjegim timin, deshiroj te ndalem te disa aspekte te tjera:
Dua te falenderoj çdo votues lushnjar, qe zgjodhi te respektoje te drejten e tij themelore per te votuar!
Falenderoj nga zemra te gjithe votuesit e alternatives sone opozitare!
Faleminderit pafund votuesve me shpirt, qe erdhen nga emigrimi enkas per kete proces, votuesve te lire dhe idealiste, qe zgjodhen t’u binden vullnetit te tyre, pa ia nenshtruar kercenimit, intimidimit, joshjes…!
Faleminderit bashkepunetoreve te mi, te cilet nuk kerkuan dhe nuk moren asgje ne kembim te perkushtimit te tyre, perveç ketij falenderimi dhe mirenjohjeje prej zemre!
Faleminderit edhe familjes sime, qe ka duruar mungesen time si kryefamiljar prej kaq muajsh, duke e pranuar si nje sakrifice sublime kete, qe ia vlen te pranohet!
Miqte e mi!
Biem dakord te gjithe qe ne nje gare, njera pale fiton dhe tjetra humb, por do kisha dashur pafund qe, fituesi te ishte populli lushnjar!
Dashte Zoti te kemi nje vend te jetueshem dhe Lushnja jone t’mos vazhdoje te kercenohet me ikje!
Qofshin me te mira ditet qe do vijne!
Falenderime dhe perqafime te gjitheve!