Rreth orës 13:40, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi E. S., 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi E. S., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.