Mjafton një zjarr dhe nxjer në pah pamundësinë e repartit zjarrfikës për të qenë koherent.
Prej kohësh reparti i mbrojtjes nga zjarri është në mungesë të theksuar të bazës materjale.
Vetëm zjarrfikësja e vogël dhuruar nga TAP-i shikohet të lëvizë. Zjarri që shihni në video në toka bujqësore nuk mori përhapje pasi nderhynë vetë banorët.
Ne ndihme te tyre erdhen punonjes te rajonit numer 5 dhe me pas forcat e policise.
Me kova uji ne duart vete banoret Kane bere te mundur izolimin e tij nderkohe qe mjeti I vetem zjarrfikes ndodhej ne nje tjeter situate emergence
Edhe pse u perpoqem te kontaktojme me emergence,zjarrfikesen dhe policine per 15 minuta,me ne fund tel e hapi salla operative e kom pol lushnje.
Erdhen dhe forcat e rendit qe te gjejne autorin,por sherbim zjarrfikese nuk pati dhe banoret vijuan me kova.
Ne fund,a Kane ne fondin e tyre mjete te tjera zjarrfikese pervec asaj qe ka dhuruar TAP-i? Kane qene dy mjete te Medha,por asnje prej tyre nuk duket te qarkulloje prej muajsh.
Sa e nevojshme eshte te ngrihen nga puna e tyre stafi I rajonit numer 5 me ne krye administratoren dhe te shkojne me mjete rrethanore te ndihmojne per te zgjidhur sutuaten????
Jeni ne vitin 2023 dhe supozohet qe sherbimet te behen me mjetet e duhura motomekanike dhe Jo me mjete rrethanore!!!
Nese banoret do te kishin pritur zjarrfikesit,toka te kultivuara me drufrutore vreshta por edhe banesa do ishin djegur nga flaket e zjarrit.
Dhe ne fund,policia do kapi autorin se ne fund te fundit per ate pune erdhen nje tufe,se zjarrin e shuan banoret dhe punonjesit e rajonit.
Procedurat per blerjen Mjetit Zjarrfikës janë kryer,por akoma nuk e shohim të ketë ardhur.Ndoshta na hyn në punë për verën e ardhshme.
Qeverisja Vendore Lushnje
Institucioni Prokurues Bashkia Lushnje
Objekti i Tenderit Blerje mjeti zjarrfikës
Nr. Reference REF-75460-07-19-2023
Vlera / Fondi Limit 4 160 000,00
Lloji i Kontrates Publike Blerje Mallrash
Lloji i Procedures Procedurë e hapur e thjeshtuar
Statusi i Tenderit Shpallur Procedura
Data e Njoftimit te Tenderit 20-07-2023
Data e fundit per dorezimin e Dokumenteve 31-07-2023
Data e mbajtjes se tenderit 31-07-2023