Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur “Ura e Moravës”. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra nga mjetet ka përfunduar në anë të barrierës duke rrezikuar të përfundonte në kanalin e mbushur me ujë.
Vlen për tu përmendur se sinjalistika fosforeshente e vijëzuar mbi asfalt që orienton automjetet gjatë natës ,që nga rrethrrotullimi i Savrës deri në hyrje të Beratit pothuajse është zhdukur fare .Mirëmbajtja në këtë aks mungon që kur ky aks ka përfunduar,
Mjeti BMW ishte duke shkuar nga Dimali për Berat dhe mjeti tjetër tip ka qenë duke qarkulluar në krah të kundërt, nga Berati në drejtim të Dimalit. Si pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen me plagë të shumtadhe janë nën kujdesin e mjekëve.
Mendohet se shkak për aksidentin ka qenë mungesa e ndriçimit dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut, që ka shkaktuar rrëshqitjen gjatë frenimit në kthesë dhe më pas, edhe përplasjen e tyre.
Radio Lushnja e ka ngritur edhe me parë problemin e vijëzimit fosforeshent në këtë aks rrugor.
Shpresojmë të ndërhyhet sa më parë në mirëmbajtjen e vijëzimeve sepse janë orientim kryesor i drejtuesit të automjetit gjatë natës ;sidomos në kohë të keqe me shi.