Gjendet pa shenja jete në një kanal në Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.

Lushnjë/informacion paraprak i policisë

Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ka shkuar  në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.