Banorët e fshatit Allprenaj i drejtohen Avokatit të popullit me Peticion.

Banorët e fshatit Allprenaj  i drejtohen Avokatit të popullit me Peticion.

Ja cfarë përmban peticioni i tyre.

PETICION

Drejtuar:AVOKATIT TE POPULLIT
Znj. Erinda Ballanca
PREFEKTIT TE QARKUT FIER
Z. Lefter Shehaj
KRYETARIT TE BASHKISE LUSHNJE
Znj. Eriselda Sefa

E nderuara zonja Avokate E Popullit.
Inderuar zoti Prefekt.
E nderuara zonja Kryetare e Bashkisë

1. Ne, të nënshkruarit banorë të regjistruar të Bashkisë Lushnje, të Qarkut Fier, dhe banues në
fshatin Allprenaj, me respekt ju informojme rreth çeshtjes qe nxiti dorezimin e ketij peticioni dhe
kërkesën tonë:
Kemi marrë informacion nga rruge te ndryshme se bashkia Lushnje ka nisur procedurat per
ndertimin e varrezave të reja publike bazuar ne VENDIMIN NR 107 DATE 22. 11. 2007 te
Keshillit Bashkiak Lushnje mbi miratimin e projekt- studimit per varrezat e reja publike ne Rajonin
nr. 1 prane fabrikes se re te tullave.
Ne si pale e interesuar jemi kunder ndertimit te varrezave te reja publike ne fshatin tone sepse na
kërcënohet shendeti dhe jeta per arsyet qe do ti rendis me poshte:

Nuk mund te ndertohet varreza mbeshtetur ne nje vendim te vitit 2007 bazuar ne nje
Projekt-Studim per te cilin ne nuk kemi asnje informacion.
Baza ligjore qe rregullon kete veprimtari prej vitit 2007 ka ndryshuar keshtu qe nevojitet
nje Projekt- Studim i cili respekton ligjet dhe rregullat ne fuqi.
● Bazuar ne Vendimin e Nr. 712, date 29.101201-1 te Keshillit te Ministrave PER
MIRATIMIN E RREGULLORES TEKNIKE PER PROJEKTIMIN DHE NDERTIMIN
E VARREZAVE NE TERRITORIN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE” ky projekt eshte
i papershtatshem, i palejueshem spse konkretisht ne kapitullin e pare në piken 1.1 nder te
tjera thuhet:
Vendi i parashikuar per ndertimin e varrezave duhet.
Te studiohen kanalizimet e ujerave te shiut, ne menyre qe rrjedhja e tyre te jete ne drejtim
te kundert te qendrave te banimit.
Ne kete rast rrjedhja e ujrave te shiut vjen drejt banesave tona dhe vijon me tej drejt qytetit te
Lushnjes.
-Te mos jete toke pjellore.

Ne kete rast eshte toke pjellore.
-Te jete relativisht e thate dhe me nje porozitet te pranueshem, qe te mbaje sasine e ujit te
nevojshem, per te realizuar procesin e mineralizimit te kufomes
Per kete duhet, qe paraprakisht, te behen provat, per te percaktuar perberesit kimiko-fizik,
porozitetin dhe perberjen granulometrike te shtreses se tokes.
Ne kete rast nuk kemi informacion te jene bere provat sepse keto toka jane argjilore.
-Terrene te papershtashme jane ato qe permbajne shkembore kompakt ose mesatarisht
, argjilo-ranore, ose materiale te shkrifeta, shume te ngjeshura e te papershkueshme.
kete rast jane terrene argjilore.
Sipas konsultave qe kemi bere me specialiste te ndryshem terreni argjilor nuk lejon kullimin e
ujerave ne thellesi por i mban ato afer siperfaqes dhe varreza do te ndotë puset siperfaqesore te
fshatit duke i bere ato te paperdorshem dhe burim semundjesh dhe epidemie.
Per te saktesuar qe jane terrene argjilore ne e dime sepse banojme aty por edhe sepse terreni
ndodhet midis dy karrierave te argjilit qe perdornin fabrika e vjeter dhe e reja e tullave dhe eshte
jo me larg se 1 km ne vije ajrore nga te dyja karrierat. Me pak fjale eshte terreni me i
papershtatshem i mundshem ne territorin e bashkise Lushnje.
2. Përfaqësia banorëve Allprenaj