Divjakë dhe Fier,kapen duke qarkulluar me automjet, duke thyer arrestin

-M. S., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet,

duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata,

për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin

qarkullonte 36 vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

-L. M., 33 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke

qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata,

për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.