Pas këngës së parë “Eyes Closes” dhe në pritje të publikimit të albumit të gjashtë “Subtract” të planifikuar për në 5 maj, Ed Sheeran zbulon “Boat”.
“”Boat” është kënga e parë që kam shkruar dhe përfunduar për Subtract, këtu filloi gjithçka dhe një mënyrë e shkëlqyer për të nisur albumin,” shkroi ylli i popit në Instagram.
Në këtë këngë të re, Ed Sheeran shpreh gjithë dhimbjen që ndjeu gjatë vitit 2022, veçanërisht i vështirë për të. Gjithsesi, britaniku nuk harron të përcjellë një mesazh shprese dhe vendosmërie, gjë që pasqyrohet në tekstet prekëse të “Boat”.
Si përkujtim, albumi “Subtract” do të mbyllë kapitullin e albumeve me temë matematikore të filluar nga Ed Sheeran në vitin 2011.