U gjend në Babunjë të Lushnjës, Instituti ‘Getty’ restauroi statujën e shek.V para Krishtit!
Një statujë prej brozi, e një kalorësi, realizuar në shekullin V-të para Krishtit, është ekspozuar gjatë këtyre ditëve nga Instituti Getty.
Artefakti, siç citohet në faqen e Institutit amerikan, në laboratorin e të cilit edhe është restauruar, është gjendur në vitin 2018 në Babunjë të Lushnjës në vendin tonë. Në përshkrimin që shoqërohen imazhet e publikuara thuhet se në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik Shqiptar, konservuesit e ‘Getty-t’ e ‘analizuan, pastruan dhe ruajtën këtë statujë’.
Përpos kësaj, Instituti ‘Getty’ shton se artefakti, të cilin e emërton si ‘Kalorësi dhe kali nga Shqipëria’, u gjend në vitin 2018 në Babunjë të Shqipërisë duke e konsideruar si ‘një rajon dikur të populluar nga kolonistët grekë, në atë kohë të njohur si Iliria’.