Gjuzaj,Lushnje

U dogjën 350 pemë ulliri, si pasojë e zjarrit që ndezi për djegien e mbeturinave, arrestohet 57-vjeçari.

Sapo janë njoftuar për një rast zjarrvënieje në fshatin Gjuzaj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë nisur menjëherë drejt këtij fshati, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi F. T., 57 vjeç, banues në fshatin Gjuzaj.

57-vjeçari ka ndezur zjarr në tokën e vet, për të djegur mbeturina, por si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 350 pemë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.