Horizont EU/ Edukim për mjedisin dhe rrjetet sociale me të rinjtë në SHMB “Pasho Kurti” Ngurrëz

Në dt 28 Shtator ora 11:00 në ambjentet e shkollës “Pasho Kurti” ne Ngurrëz u bë prezantimi i projektit “Nxitja e te rinjve per perdorimin e Medias Sociale dhe vullnetarizmit per nje mjedis te qendrueshem”, projekt i financuar nga  Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC ).

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 10-ta, 11-ta dhe 12 të shkollës së Mesme të Bashkuar “Pasho Kurti” Ngurrëz, ku gjithësej të pranishëm ishin 30 nxënës prej të cilëve 17 vajza dhe 13 djem.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare në përgjithësi dhe rolin e rinisë dhe nxënësve në veçanti.

Bylykbashi u shpjegoi nxënësve detaje mbi projektin që do të realizohet dhe rolin e nxënësve në këtë ndërhyrje për reabilitimin e ambjenteve publike e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Saimir Mërtiri, Specialist për trajnimin e të rinjve për Median dhe rrjetet Sociale në fjalën e tij theksoi ndikimin e rrjeteve sociale te të rinjtë’, i cili synon hulumtimin dhe identifikimin e efekteve negative që ushtrojnë rrjetet sociale te të rinjtë, krahas efekteve pozitive. Rendesia e perdorimit te teknologjise ne dhenien dhe marrjen e informacioneve te dobishme per jeten tone dhe per mjedisin.

Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë ishin një tjetër ndalesë e z. Mertiri në komunikimin me nxënësit duke testuar njëherazi edhe historitë e nxënësve për sektorin e mjdedisit dhe rolin e Horizont EU në realizimin e disa projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Nxënësit u treguan të gatshëm për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike si dhe angazhimin e tyre ne perdorimin e rrjeteve sociale per qellimet mjedisore.

Stafi pedagogjik dhe drejtoria e shkollës ofruan gjithë hapësirat e mundëshme referuar statusit që shkolla ka si Qëndër e Shërbimit Komunitar ku programi i saj është me hapësira më të mëdha ndaj shërbimit komunitar me disa orë shtesë ku Horizont EU dhe organizata me fokus ndihmën ndaj komunitetit do të jenë të mirëpritura.

Saimir Mërtiri, Specialist për trajnimin e të rinjve për Median dhe rrjetet Sociale u foli të pranishmëve për rëndësinë që ka në jetën e përditëshme si në familje, shkollë e komunitet higjena dhe pastërtia duke rritur cilësinë e shëndetit dhe të jetës në zonën tuaj të banimit. Keto tema mundohuni ti reflektoni ne formen e mesazheve ne rrjetet tuaja sociale, ne komunikimin dhe nderveprimet qe keni me njeri-tjetrin

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësit për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata të cilët kanë energji dhe preference në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

Ky projekt financohet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).