Komunikatë e policisë -3 Korrik 2023

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

✅️Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihet në pranga 39-vjeçari i cili u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Fier pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka vjedhur celularin një shtetasi.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. T.(S)., 48 vjeçe, banuese në Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht shtetasen A. H., 46 vjeçe dhe i ka thyer xhamat e banesës.

Më datë 03.07.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi Sh. Sh., 55 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja D. Sh., 25 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 25-vjeçares.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.