Më ndërpriten padrejtësisht marrëdhëniet me punën !
Ky është publikimi i fundit në faqen e tij në facebook-un e Ardian Koçit ,drejtues deri më sot në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe të Zonave të Mbrojtura të qarkut Fier.
Ja çfarë shkruan ai.
Të dashur shokë e miq, që më keni mbështetur për vite me radhë në detyrën time në mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe të Zonave të Mbrojtura të qarkut Fier.Sot per mua ishte dita e fundit ne këtë detyrë.Pas gati 10 vjet punë ,si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me nderpriten padrejtësisht marrëdheniet me punën.Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd.
Jam krenar për atë që,bashkë me stafin që drejtoja,kam arritur.
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj!
Radio Lushnja shpreh konsideratat më të larta për Ardianin si drejtues në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe të Zonave të Mbrojtura të qarkut Fier.
E falenderojmë Ardianin për punën e bërë ndër vite, mbrojtjen dhe zhvillimet që i solli në parkut sa ishte në detyrë!