Bypass Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër

Fier

Rreth orës 18:20, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. B. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 18:30, në fshatin Sheqishte, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, i cili ka qënë i parkuar anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.