Në datën 13 qershor ora 10:00 në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muço, Rajoni nr 4, u çel ekspozita “Mjedisi në sytë e fëmijëve dhe të rinjve të lagjes Gafurr Muco” pjesë e projektit “Rinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Mësuesja e vizatimit Oljana Toni e apasionuar pas natyrës si dhe banore e lagjies G. Muço, tregoj cilësi të larta nëe organizimin e fëmijëve dhe tematikën e zgjedhur duke zgjuar kureshtjen e banorëve dhe në mënyrë të veçantë të fëmijëve e të rinjve.
Kr. e Bashkisë Lushnje znj. Eriselda Sefa vlerësoi punën e bërë nga Horizont EU si dhe cilësinë e treguar në montimin e stolave.
Kr i Rajonit, z. Benard Linatopi në fjalën e tij vlerësoi punën e kryer deri më tani nga Horizont EU si dhe u kërkoi banorëve të ruajnë e kujdesen për stolat e më pas për objektet e tjera që do vendosen (kendi i lojrave, koshat e vegjël per mbeturina dhe fusha e pig-pongut për të rinjtë).