Varrezat e reja ne Allprenaj/ Banoret leter institucioneve me te rendesishme ne vend!

Ndertimi i varrezave te reja publike te qytetit te Lushnjes ne fshatin Allprenaj vijon te kundershtohet nga banoret.
Pas peticionit te nenshkruar nga 102 banore dhe te derguar Kryetares se Bashkise Lushnje, Prefektit te Qarku Fier dhe Avokatit te Popullit ata i jane drejtuar institucioneve me te rendesishme ne Republiken e Shqiperise per te hetuar dhe per ti dhene zgjidhje ketij problemi.
Perfaqesuesit e banoreve shprehen se nga ana e bashkise nuk kane marre ende asnje pergjigje edhe pse peticioni me 102 firmat eshte derguar ne 15 mars 2023, reagimi i vetem eshte ai i Prefektit te Qarkut Fier dhe Avokatit te Popullit.
Projekti i ri i varrezave publike te qytetit te Lushnjes sipas tyre eshte ne nje vend krejt te papershtatshem nga ana gjeologjike por edhe gjeografike. Rrezikon te kthehet ne nje bombe biologjike per te gjithe qytetin, pasi terreni argjilor do i nxjerre ujrat ne siperfaqe dhe te gjithe ujrat e zones bashkohen te stacioni kryesor i pompimit te ujit te qytetit ne Virove. Bashkia ka qen ne gjume ter keto vite per te gjetur nje vend te pershtatshem dhe tani ndodhen ne nje emergjence sepse vendet te varrezat e vjetra jane ezauruar, por kjo menyre do te jete rrezik i perhershem dhe me pasoja te renda per gjithe qytetin.- shprehen banoret.

Me tej ata vijojne duke thene se : – Krahas kesaj jane shkelur dhe falsifikuar shume procedura si per analizen e tokes ku ata pretendojne se mostrat nuk jane marre sipas kerkesave te ligjit ne fuqi.

Indiferenca, mos konsultimi me banoret si dhe mos kthimi i nje pergjigje zyrtare gje te cilen bashkia e ka detyrim ligjor per ta bere, ka sjelle edhe reagimin e banoreve ne fshatin Allprenaj.

Me poshte keni edhe letren e banoreve e cila per djeni i eshte derguar edhe KLSH, SPAK, Institutit te Shendetit Publik, Prokurorise se Pergjithshme etj.

 

Drejtuar
Kuvendit Të Republikës Së Shqipërisë.
Znj. Lindita Nikolla.

Presidentit Të Republikës Së Shqipërisë.
Z. Bajram Begaj.

Kryeministrit Të Republikës Së Shqipërisë.
Z. Edi Rama

Delegacionit Të Bashkimit Evropian Në Shqipëri.
Znj. Christiane Hohmann.

Për dijeni edhe disa institucioneve të Republikës Së Shqipërisë.

E nderuar zonja Kryetare E Kuvendit.
I nderuar zoti President.
I nderuar zoti Kryeministër.
E nderuara shkëlqesia juaj zonja Ambasadore.

Ne, të nëshkruarit banorë të regjistruar të bashkisë Lushnje, të qarkut Fier dhe banues në fshatin Allprenaj. Me respekt ju drejtohemi, me besimin se ju do të jepni kontributin tuaj që të hidhet dritë mbi çështjen e ndërtimit të varrezave të reja publike në qytetin e Lushnjes.
Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse mendojmë se terreni ku do të ndërtohet varreza, është i pa përshtatshëm.
Për këtë arsye ne iu drejtuam me një peticion Bashkisë Lushnje, Prefektit Të Qarkut Fier dhe Avokatit Të Popullit. Bashkia Lushnje nuk na ka kthyer përgjigje. Edhe pas reagimit të Prefektit dhe Avokatit Të Popullit Bashkia Lushnje në mungesë të plotë transparence po avancon me projektin.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës specialistët kur kanë marrë dheun për analiza nuk kane gërmuar në thellesinë 1.5 metra në disa vende por kanë marrë dhe në një vend në sipërfaqe.
Ne jemi të shqetësuar sepse mënyra se si po e trajton Bashkia Lushnje çështjen, tregon se ata nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes.
Një varrezë publike e këtyre përmasava e ndërtuar në një terren të pa përshtatshëm mund të shëndrrohet në një bombë biologjike me pasoja të tmerrshme për qytetarët e Lushnjes por edhe më gjerë.
Bashkëlidhur po ju dërgojmë:
Peticionin.
Reagimin e Prefektit Të Qarkut Fier.
Reagimin e Avokatit Të Popullit.
Vendimin e Këshillit Bashkiak.

Shpresëplotë që ju do të jepni kontributin tuaj që të zbatohet me përpikmëri ligji.