- Ornela Dardha është shkencëtarja shqiptare, e cila është edhe lektore e lartë në shkencat kompjuterike në Universitetin e Glasgow. Ajo ka fituar nga qeveria italiane çmimin e madh ‘Science She says’, duke u vlerësuar si “Shkencëtarja më e re femër me arritje personale të jashtëzakonshme”.
Ornela ka treguar se çmimi u dha nga Ministria e Puneve te Jashtme të Italisë, ku mes femrave nga e gjithë bota, u zgjodh më e mira në Evropë.
“Ky çmim u dha nga qeveria italiane, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili i jep një femre, një vajze të re jo italiane që jeton jashtë Italisë dhe që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shkencë, në inovacion apo teknologji, edhe ka lidhje të ngushta me Italinë. Në këtë çmim u përfshinë të gjitha fushat e shkencave, jo vetëm informatika që është dega ime. U dhanë 5 çmime, domethënë një për rajon dhe unë e fitova për Europën”.
Rëndësia e këtij çmimi është të vendosen në vendet kryesore gratë dhe rolin e tyre në shkencë dhe teknologji . #teknologjia #shkenca #albania