Lushnjë/informacion paraprak i policisë
Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.
Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.