ReLOaD2/Horizont EU vijon orët edukuese dhe ndërgjegjësuese me nxënësit në Lushnje

Në datë 26 maj ora 12:30 në ambjentet e shkollës se mesme “Jani Nushi”, u realizua ora përmbyllëse e edukimit e ndërgjegjësimit me nxënësit e klasës 10-të A të kësaj shkolle. 22 nxënës të pranishëm prej të cilëve 16 vajza dhe 6 djem u bëne me dije rreth projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim morën pjesë 22  nxënës nga të cilet 16 vajza dhe 6 djem si dhe mesuesja kujdestare Blerina Kashari si dhe dy persona pjese e stafit te Horizont EU. Shkolla “Jani Nushi” është në afërsi të bllokut të pallateve ku po kryeht ndërhyrja nga Horizont EU nëpërmjet projektit dhe ka disa nxënës të cilët banojnë në bllokun ku po realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Eksperti i mjedisit Yrjet Saliasi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi në përgjithësi duke vënë theksin në veçanti tek roli i njeriut në këtë proces të rëndësishëm, vecanërisht të rinisë cka e kthen në detyrim dhe obligim për brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione komunitare në përgjithësi dhe vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve që janë tregues serioziteti dhe vijimësie.

Saliasi bëri me dije nxënësit se kjo orë përmbyllëse ka në fokus qëllimin e vetëm të angazhimin vecanërisht të nxënësve në cdo fazëgjatë dhe pas përfundimit të projektit për mirëmbajtjen dhe shërbime të vazhdueshme në jetën komunitare dhe në objektet e vendosura.

Gjatë muajit qershor do të përfundojë vendosja e stolave dhe koshave e më pas të rinjtë dhe nxënësit do të kenë mundësi ti shijojnë gjatë stinës së verës e në vazhdim bashkë me këndin e lojërave dhe fushën e ping – pongut.
Eksperti Saliasi u shpjegoi nxënësve se si ndikon njeriu me aktivitetin e tij në çdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë.

Rinia ka rol kyç në frenimin e fenomeneve natyrore nëpërmjet ofrimit të alternativave dhe metodave sa më miqësore me natyrën.

Ndryshimi i klimës dhe fenomenet natyrore që po ndikojnë në jetën e njeriut duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha me toka, lumenj që dalin nga shtrati si pasojë e reshjeve të dëndura në një kohe te shkurtër aq sa bie në 3 muaj bie në një ditë, vjen për shkak të sjelljes së njeriut me Tokën dhe menyrën se si ne e trajtojme atë duke shfrytëzuar çdo pjesë të saj deri në limite.  Brezi juaj ka në dorë frenimin, përmirësimin por edhe ndryshimin e këtij realiteti në aspektin pozitiv.

Emëtimi i gazrave në natyrë frenohet vetëm nëpërmjet gjelbërimit duke i mëshuar fort zëvendesimit të nje druri që pritet me të paktën 5 fidanë të mbjellë.

Investimi që po realizohet në bllokun e pallateve në rajonin nr 4 dhe roli i nxënësve e të rinjve në këtë ndërhyrje ka vlerë jo vetëm për rehabilitimin e këtyre ambjenteve publike  por veçanërisht për mirëmbajtjen e tij në vazhdim.

Horizont EU dhe angazhimet e kësaj organizate ishin një ndalesë e z. Saliasi në bisedën me nxënësit duke u kërkuar bashkëpunim me Horizont EU në realizimin e projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave të ndryshme që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata me energji pozitive apo talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese për kalimin e kohës së lirë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#BashkiaLushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania