Në datën 29 maj ora 13:30 në ambjentet e shkollës se mesme “18 Tetori”, u realizua ora e 2-të përmbyllëse e edukimit e ndërgjegjësimit me nxënësit e klasës 10-të 4 të kësaj shkolle. 33 nxënës të pranishëm prej të cilëve 17 vajza dhe 16 djem u bëne me dije rreth ecurisë së projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.
Në takim morën pjesë 33 nxënës nga te cilet 17 vajza dhe 16 djem si dhe mesuesja kujdestare Irena Fasko si dhe dy persona pjese e stafit te Horizont EU. Shkolla “18 Tetori” është shkollë lider në bashkinë Lushnjë si dhe ka disa nxënës të cilët jetojnë brenda bllokut të pallateve ku po kryhet investimi ose në afërsi të tij ku po realizohet projekti në Rajonin Nr 4.
Eksperti i mjedisit Yrjet Saliasi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi në përgjithësi duke vënë thkesin në vecanti tek roli i njeriut në këtë process të rëndësishëm, vecanërisht të rinisë cka e kthen në detyrim dhe obligim për brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione komunitare në përgjithësi dhe vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve janë tregues serioziteti dhe vijimësie.
Ora përmbyllëse që po realizojmë sot ka në fokus qëllimin e vetëm të angazhimit tuaj me qëllim që investimi të shkojë sa më gjatë dhe tu japë të gjithë banorëve në vecanti nxënësve e të rinjve një kënaqësi sa më afatëgjatë edhe pas përfundimit të projektit duke ofruar mirëmbajtjen dhe shërbime të vazhdueshme në jetën komunitare në përgjithësi dhe në objektet e vendsoura në bllokun e pallateve në vecanti.
Gjatë muajit qershor do të përfundojë vendosja e stolave dhe koshave e më pas të rinjtë dhe nxënësit do të kenë mundësi ti shijojnë gjatë stinës së verës e në vazhdim bashkë me këndin e lojërave dhe fushën e ping – pongut.
Ndryshimi i klimës dhe roli i njeriut me aktivitetin e tij në cdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë ishin fokusi i expertit të mjedisit Saliasi gjatë shpjegimit që ju bëri nxënësve rreth ndikimit të njeriut në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë.
Roli kyc i rinise në frenimin e këtyre fenomeneve natyrore qëndron tek ofrimi i alternativave dhe metodave të reja, sa më miqësore me natyrën.
Fenomenet natyrore si dhe ndryshimi i klimës që po ndikojnë në jetën e njeriut duke shkatërruar sipërfaqe të mëdha me toka, lumenj që dalin nga shtrati si pasojë e reshjeve të dëndura në njësi kohe shumë te shkurtër ku aq reshje sa binin në vte të mëparshme në 3 muaj, tani po bien në një ditë, cka vjen për shkak të sjelljes së njeriut me Tokën dhe menyrën se si ai e trajton ate duke shfrytezuar cdo pjese te saj deri ne shkatërrim të plotë, vetëm nga makutëria e babëzia. Brezi juaj ka ne dore ndryshimin e ketij realiteti ne aspektin pozitiv.
Emetimi i gazrave në natyrë frenohet vetëm nëpërmjet gjelbërimit duke i mëshuar fort zëvendesimit të nje druri qe pritet me të paktën 5 fidane te mbjelle.
Investimi që po realizohet në bllokun e pallateve në rajonin nr 4 dhe roli i nxënësve e të rinjve në këtë ndërhyrje ka vlerë jo vetëm për rehabilitimin e këtyre ambjenteve publike por veçanërisht për mirëmbajtjen e tij në vazhdim.
Horizont EU dhe angazhimet e kësaj organizate ishin një ndalesë e z. Saliasi në biseden me nxënësit duke u kerkuar bashkepunim me Horizont EU në realizimin e projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.
Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe përfaqësuesve të Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe problematikat e ndryshme që shoqërojnë në këtë moshë gjithë të rinjtë, vecanërisht ata me energji pozitive dhe talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese për kalimin e kohës së lire nga cdo moshë.