Talenti i ri shqiptar me emrin artistik Lois , Leonardo Aliu përzgjidhet nder më të mirët si “Production DJ” në Itali.
Ëndrra e shumë të rinjve sot është shpalosja e talentit në fusha të ndryshme.
Talenti dhe pasioni kanë bërë që shumë të evidentohen dhe në arenën ndërkombëtare.
Leonard Aliu (LOIS ) është një ndër ta. Pjesë e një familje emigrantesh në itali ku i ati me profesion skulptor do të ndikonte në formimin artistik të Leos por brenda familjes se artit ai ju perkushtua muzikes.
Sot 18 vjeç Leo ka sukseset e tij në kompozim të muzikes së rrymave të reja muzikore që janë berë trendi me moshën e re.
Kërkesat në rritje për performancen që paraqet janë bërë me të kërkuarat në kanalet muzikore.
Dëshira dhe pasioni shkon më tej. Leonardo kërkon në vetvete më shumë.
Nuk është e rastit që ky talent merr pjesë në një nga konkurset më të njohura në Itali,
Europe e me tej. Kualifikimi ne “Production DJ” në rajonin e Emilio Regina e çon në konkurimin rajonal në konkurimin Nacional ku është perzgjedhur në natën finale që do të mbahet në datë 2 Dhjetor 2023 në San Marino.
Në linkun e mëposhtëm ju sjellim një prej krijimeve të Lois.
I urojmë Leonardo Aliut suksese në finalen e madhe dhe në rrugën e bukur të artit muzikor .
Dhjetor 2023
Saimir Mërtiri