Bubullimë: Humb jetën një nga të moshuarit nga djegja e shtëpisë.

Digjet një banesë në fshatin Bubullimë

https://youtu.be/pZmymV5_crA?si=p6vRiywWVg98w32f
Në banesë jetonte një çift të moshuarish.
Zjarrfikesit në vendngjarje kanë shuar zjarrin. Në banesen e familjes K. Koçi ku i moshuari ka humbur jetën,ka shpëtuar e padëmtuar e shoqja Kristina.
K. Koçi 82 vjeç. Sipas komshinjve që kanë parë zjarrin ka qenë ora 3e mengjesit ku banesa nga ka qenë e vjetër është përfshirë nga flakët. Kjo e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e banorëve. Çatia e ndërtesës ka zënë poshtë 82 vjeçarin i cili ka humbur jetën. E shoqja e tij është nxjerrë nga banesa. Zjarrfikësit kanë ardhur dhe kanë shuar zjarrin por 82 vjeçari K. Koçi kishte ndërruar jetë. Çifti jetonte i vetem pasi nuk kishin fëmijë dhe për t’a kujdeseshin komshinjtë.
Shefi i Zjarrfikësve Lushnje z. Xhezmi Metushi shprehet se kur kanë mbërritur e gjithë ndërtesa ishte në flakën dhe çatia kishte rënë dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.Sipas zotit Metushi shkak mendohet të ketë qenë soba e druve me të cilin ngriheshin të moshuarit