Arbërishtja rivendoset në kurrikulat shkollore të komunave arbëreshe , Kalabri.

Arbërishtja rivendoset në kurrikulat shkollore të komunave arbëreshe të provincës së Krotones, Kalabri.

Pas disa vitesh mungesë (prej 2005) në kurrikulat shkollore të komunave arbëreshe të Karficit (Carfizzi), Puhëriut (Pallagorio) dhe Shën Kollit (San Nicola dell’Alto), në komunat arbëreshe të provincës së Krotones, në krahinën e Kalabrisë, rikthehet arbërishtja dhe kultura arbëreshe.


Kjo vjen si rezultat i punës dhe këmbënguljes së mësuesve me origjinë arbëreshe, kultorëve të artit e muzikës, historisë, traditave dhe kulturës arbëreshe prej një punë që i ka fillesat në vitet ’80, megjithë vështirësitë e zbatimit të ligjit italian nr. 482/1999, që sanksionon mbrojtjen e pakicave gjuhësore nga shteti dhe atij rajonal 15/2003. Njëkohësisht, kjo është arritje për komunitetet arbëreshe të kësaj province për ruajtjen e identitetit dhe diversitetit gjuhësor dhe kulturor të tyre.

Për më shumë informacion ndiqni materialin në linkun në vijim:nga www.filimeridiani.it

Torna l’Arbëresh nella Scuola Primaria di Carfizzi, Pallagorio e San Nicola dell’Alto