Gentian Toshkëzi  neurokirurgu Lushnjar që rrëmbeu “America’s Best Doctor”

Gentian Toshkëzi  neurokirurgu Lushnjar që rrëmbeu “America’s Best Doctor”

Genti lindi në vitin 1976 dhe u rrit në qytetin tonë të Lushnjes.

Ai kreu shkollën e mesme në gjimnazin “18 Tetori” në, dhe ka banuar në krah të shtëpisë së kongresit . Gentiani e kishte pasion mjeksinë dhe studimet i vazhdoi në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë. Në vitin 2003, ish-presidenti  Rexhep Meidani i akordoi  Gentianit Medaljen e Artë, si nxënës ekselent me mesataren e notave, 10.

Ai  kreu specializim specializim në Paris  në universitet  dhe një  vit më vonë, në Universitetin Thomas Jefferson në SHBA. Gentiani  e  ka patur  ëndërr  të studionte  në SHBA. Pasi  mori  diplomën, zgjodhi të vazhdonte studimet në Amerikë. Ishte i vetmi shqiptar që konkurronte me studentë që vinin nga fakultete presigjioze të Amerikës.

E pas 13 vite specializime, ai ka filluar  punë tek i njëjti spital ku nisi ëndrrat në amerikanë, në “Thomas Jefferson Hospital” ku vazhdon  të punojë si mjek neokirurg, në operacione të kokës dhe shtyllës kurrizore. Djaloshi Lushnjar falë aftësive të tij profesionale vlerësua me  cmimin  ‘’America Best Doctor ‘’ duke qenë listën e mjekëve kirurg  më të mirë në SHBA.

 

Gentian ka krijuar familjen në Amerikë dhe me bashkëshorten e tij kanë dy djem ,të  gjithë në shtëpi flasin shqip.

Unë në sallën time operatore vendos dhe muzikë shqiptare dhe asistenët e mi dhe ekipi im kanë  filluar dhe njohin shumë këngë shqiptare tani.

Thotë Gentiani në një intervistë në emisionin  ‘’Rreze Dielli’’

Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka  vlerësuar  me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” doktorin e shquar neurokirurg Gentian Toshkëzi. Titulli në fjalë u dha me motivacionin “Me mirënjohje ndaj përkushtimit të tij fisnik si doktor humanist të dhënë gjatë pandemisë COVID-19 si për vendlindjen e tij: Shqipërinë, ashtu edhe për vendbanimin e tij aktual: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vlerësua si mjeku më i mirë i vitit 2020 në shtetin e Pensilvani. Në vlerësim të arritjeve të larta të shënuara si mjek jashtë atdheut, duke na bërë krenarë për lartësimin që i bën Shqipërisë, si dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm mjekësor dhe shkencor.”.

Shqiptarët e amerikës vitin e kaluar organizuan ceremoninë “Nëntori Shqiptar” ku e nderuan  me çmim  mirënjohjeje si personazh që ka shënjuar vlera dhe kanë ngritur lart emrin shqiptar!/Radio Lushnja/