Gjuzaj .Memorial në përkujtim të masakrës serbe ndaj banorëve të zonës .

Nje memorial është inaguruar sot në zonën e Darsisë në lushnje.

Ky memorial është vendosur në fshatin Gjuzaj njësia administrative Ballagat .

Në 25 mars të vitit 1913 hordhitë serbe masakruan 27 banorë të fshatit Gjuzaj pasi ky fshat iu kundervunë pushtuesve.

 

Historiani  Dr. Profesor, Niko Ferro  tregon ngjarjen si është dokumentuar ku në kanalet historike gjehet

kjo masakër ku u vranë nga ushtria serbe 27 banorë, teksa ishin në rrugë e siper për të pushtuar deri në Berat.

Me tej derisa të bashkoheshin me grekët duke synuar kështu zhdukjen e Shqipërisë
Në përkujtimore janë gdhendur emrat e 27 banorëve te fshatit qe i masakruan nga forcat serbe

në luften fill pas shpalljes së pavarësisë.
Në ceremoni merrnin pjesë pasardhës të të vrarëve, banorë të zonës, përfaqësues të forcave politike, të pushtetut vendor.

Pjesëmarresit në kete përkujtimore do ti kërkojnë presidentit Begaj që këta martirë të marrin vlerësimin e duhur.