Mbremjen e djeshme nje shtetas Spanjoll i ka dhene fund jetes duke u vete vrarë ne nje dhome hoteli ne fshatin karavasta te bashkisë divjake. 47 vjecari Francisko Cervilla prej disa muajsh punonte ne kete zone ne montimin e serave diellore.
Ka qene shoku i dhomës kolegu i tij O. Velasco 41 vjec qe e ka gjetur ne banjën e dhomës që ndanin të dy.
Velasco ka dhene alarmin duke kerkuar ambulancen. 47 vjecari ka nderuar jete si pasojë e plagëve qe i ks shkaktuar vetes.
Trupi i te ndjerit eshte derguar ne morgun e mjekesise ligjore ne tirane, ndersa kolegu i tij po pyetet nga grupi hetimor per te zbardhur ngjarjen.
Nga burimet mesohet se kohët e fundit 47 vjecari Francisko cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen qe e kishte në Spanje.