Orë edukative dhe ndërgjegjësuese në Gjimnazin 18 Tetori!HORIZONT EU.

Në datën 4 prill ora 13:00 në ambjentet e shkollës 18 tetori u bë prezantimi i projektit “Rinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë nxënës të klasave te 10-ta të shkollës ku një pjesë e tyre janë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti në Rajonin Nr. 4.

Takimin e hapi kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare në përgjithësi dhe rolin e rinisë dhe nxënësve në veçanti.

Bylykbashi u shpjegoi nxënësve detaje mbi investimin që do të realizohet dhe rolin e nxënësve në këtë ndërhyrje për reabilitimin e ambjenteve publike e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Yrjet Saliasi, experti i mjedisit në fjalën e tij theksoi rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe vecanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyra për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë proces shumë të rëndësishëm.

Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë ishin një tjetër ndalesë e z. Saliasi në komunikimin me nxënësit duke testuar njëherazi edhe historitë e nxënësve për sektorin e mjdedisit dhe rolin e Horizont EU në realizimin e disa projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Nxënësit u treguan të gatshëm për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike dhe në veçanti pjesës që ka të bëjë me rininë duke ofruar kontributet e tyre në natyrë për montimin e objekteve të parashikuara si dhe në vazhdimësi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Stafi pedagogjik dhe drejtoria e shkollës ofruan gjithë hapësirat e mundëshme referuar statusit që shkolla ka si Qëndër e Shërbimit Komunitar ku programi i saj është me hapësira më të mëdha ndaj shërbimit komunitar me disa orë shtesë ku Horizont EU dhe organizata me fokus ndihmën ndaj komunitetit do të jenë të mirëpritura.

Yrrjet Saliasi, Expert Mjedisi u foli të pranishmëve për rëndësinë që ka në jetën e përditëshme si në familje, shkollë e komunitet higjena dhe pastërtia duke rritur cilësinë e shëndetit dhe të jetës në bllokun tuaj të banimit. – Mirëmbani dhe shtoni gjelbërimin që e paskeni shumë të bukur dhe duket që jeni merakçinj, por kështu duhet të mirëmbani edhe investimin që Horizont EU do të kryejë në këtë zonë sepse do tu shërbejë juve dhe gjithë banorëve te këtij blloku.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësit për mbarëvajtjen e projektit si dhe problematikave që shoqërojnë në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe veçanërisht ata të cilët kanë energji dhe preference në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania