Mbrëmjen djeshme në faqen e Fb, të Radio Lushnja u postua një lajm për zjarret që dukeshin me sy të lirë nga fushat në perëndim të qytetit, ku u prek dhe problemi i mungesës gjatë sezonit veror të zjarrfikëseve.Sipas informacioneve tona është kryer tenderimi për blerjen e dy mjeteve.
Mjete të cilat nuk janë parë në fikjen e zjarreve përveç mjetit të vogël dhuruar nga TAP.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nënkryetarit të bashkisë Elton Korreshi pas këtij postimi.Ai me mesazh në redaksi i dërguar në Fb -Radio Lushnja ka dërguar një video ku shihet një prej mjeteve të reja.
Mezazhi.
Shërbimi zjarrëfikës (MZSH), ka hyrë në fazën e investimeve në mjete, si dhe shum shpejt do të ketë një ndërhyrje në godinën e këtij reparti. Falë dëshirës dhe vizionit të Kryetares së Bashkisë për ti ofruar qytetit sherbime brenda këtij viti ashtu si shërbimi pastrimit cdo ditë po ndryshon ku tashmë dhe ky sektor po kompletohet me mjete si makina teknologjike, mjetë për fshirjen dhe larjen e rrugëve si dhe mjete për transportimin e mbetjeve inerte, gjithashtu dhe MZSH
gjatë ditëve në vijim do të vazhdoj investimi dhe në këtë sektor.
https://youtube.com/shorts/U6D26Ynvleo?feature=shared
Radio Lushnja mbështet investimet që janë me interes në përmirësimin e jetesës së qytetarëve i inkurajon ato por asnjëherë nuk do lërë pa prekur problematikat.