Reagon Bashkia mbi lajmin e zjarrëfikëseve.

Mbrëmjen djeshme në faqen e Fb, të Radio Lushnja u postua një lajm për zjarret që dukeshin me sy të lirë nga fushat në perëndim të qytetit, ku u prek dhe problemi i mungesës gjatë sezonit veror të zjarrfikëseve.Sipas informacioneve tona është kryer tenderimi për blerjen e dy mjeteve.


Mjete të cilat nuk janë parë në fikjen e zjarreve përveç mjetit të vogël dhuruar nga TAP.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nënkryetarit të bashkisë Elton Korreshi pas këtij postimi.Ai me mesazh në redaksi i dërguar në Fb -Radio Lushnja ka dërguar një video ku shihet një prej mjeteve të reja.
Mezazhi.
Shërbimi zjarrëfikës (MZSH), ka hyrë në fazën e investimeve në mjete, si dhe shum shpejt do të ketë një ndërhyrje në godinën e këtij reparti. Falë dëshirës dhe vizionit të Kryetares së Bashkisë për ti ofruar qytetit sherbime brenda këtij viti ashtu si shërbimi pastrimit 🚛🗑 cdo ditë po ndryshon ku tashmë dhe ky sektor po kompletohet me mjete si makina teknologjike, mjetë për fshirjen dhe larjen e rrugëve si dhe mjete për transportimin e mbetjeve inerte, gjithashtu dhe MZSH 🚒 gjatë ditëve në vijim do të vazhdoj investimi dhe në këtë sektor.
https://youtube.com/shorts/U6D26Ynvleo?feature=shared

Radio Lushnja mbështet investimet që janë me interes në përmirësimin e jetesës së qytetarëve i inkurajon ato por asnjëherë nuk do lërë pa prekur problematikat.