“5 Buke dhe 2 Peshq” hapin “Arti i Drurit” ne Lushnje
Kisha Ungjillore ne ndihme te formimit profesional te te rinjve
Aftesimi i te rinjve ne nje fushe te caktuar sherbimi me qellim pershtatjen me tregun e punes si dhe mungesa e e specialisteve te mesem si psh profesioni i kerkuar i marangozit jane bere shkak qe te nxisin Kishen Ungjillore Lushnje per te ngritur nje qender te trajnimit dhe pergatitjes se mjeshtrave te perpunimit te drurit. Fondacioni “5 Buke dhe 2 Peshq”, pjese e Kishes Ungjillore, autor dhe mbeshtetesi idese krijuan gjithe komoditetin me miqte dhe besimtaret ungjillore ne Gjermani nen kujdesin e Juergen Sachs duke grumbulluar paisjet dhe makinerite e nevojshme per finalizimin e ketij projekti! Andi Rrasa ka bere nje prezantim te shkurter te rruges se Ungjillizimit ne Shqiperi e Lushnje duke percjelle mesazhet e paqes, bashkejeteses dhe harmonise ne shoqerine tone. Andi ka prezantuar Juergen Sachs, një nga inisiatorët e këtij projekti i cili ka treguar kontributin dhe ndihmen e besimtareve ungjillore, miqve dhe kompanive ne gjermani per te siguruar infrastrukturen ne cdo drejtim teknik e profesional.
Filemon Koebele, mjeshtri dhe mesuesi i te rinjve qe do te trajnohen ka treguar per te pranishmit rrugetimin e tij dhe te familjes nga Gjermania ne Lushnje per kete zgjedhje! Ceremonia inagurimit dhe prezantimit te ketij projekti u zhvillua ne prani te autoriteteve te ndryshme si kr bashkise Eriselda Sefa, Sekretari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Ergest Biti, pastore dhe besimtare te komunitetit Ungjillor si dhe miq e dashamires te shumte!
Pas prezantimit fjalen e mori e dhe kr bashkise zj Eriselda Sefa e cila falenderoi per inisiativen e Kishes Ungjillore si dhe u shpreh e gateshme per te shtrire bashkepunimin edhe ne fusha e projekte te tjera!
– Bashkia Lushnje dhe une personalisht – u shpreh kryebashkiakja Sefa – kemi nje vemendje te shtuar ndaj te rinjve dhe shume shpejt do te hapim edhe nje Qender Rinore me parametra bashkekohore ku do te kalohet koha e lire ne menyre te organizuar dhe kreative. Vetem keshtu kemi te drejten tu kerkojme te mos largohen nga vendi I tyre i lindjes te rinjve si dhe te japin kontributin e tyre per te krijuar nje klime dhe vend te jetueshem e ku mund te ndertojne te ardhmen
Biseda dhe diskutime ne grupe vazhduan me pas duke patur ne vemendje krijimin e nje infrastructure te kompletuar ne funksion te rinise me qellim rritjen e besimit tek pushteti ne cdo nivel si dhe dhenien e hapesirave konkuruese e drejtuese si nje domozdoshmeri ne rrugen e gjate te karrieres dhe shprehjes se aftesive te tyre ne cdo fushe.
Gazetar .Shkëlqim Bylykbashi .