Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë, gjatë shoqërimit për në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale për një konflikt për motive të dobëta, në të cilin ishte përfshirë 32-vjeçari.
Fier/Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. F., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.