Ardenicë dhe Divjakë, drejtonin automjetin në gjendje të dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. B., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasoja vetëm dëme materiale;

-E. B., 49 vjeç, banues në Ardenicë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në Vidhishtë, Roskovec, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit V. A.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi J. Sh., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 30 vjeçe. Po punohet për kapjen e shtetasit J. Sh.

U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në datën 05 05.2023, rreth orës 05:00, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetas të paidentifikuar kanë djegur derën e një dyqani me veshje sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.