Imazhet satelitore zbulojnë bazat e fshehta nëntokësore të Kim Jong-Un: Kanë një të metë

Imazhet satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut ka baza nëntokësore për nëndetëse, por se sistemi i tyre mbrojtës sipas ekspertëve të sigurisë ka një të metë shumë të madhe.

Analisti Jacob Bogle ka analizuar pamjet dhe ka konstatuar se Pyongyang posedon objekte nëntokësore, në të cilat rimontohen apo mbushen me karburante anijet luftarake ku gjithashtu nga ky vend mund të lançohen raketa.
Raiffesien Bank brenda artikujve

Natyrisht që ndërtimi i tyre është zhvilluar në fshehtësi të plotë nën masa të rrepta të sigurisë. Bazat, ku njëra prej tyre gjendet një kilometër larg rezidencës private të Kim Jong-Un, gjithashtu shërben si strehimore kundër armiqëve.

Megjithatë, Boggle pretendon se bazat fshehin një të metë të madhe.

“Kim Jong-Un ka investuar shuma të majme të parave për të modernizuar këto objekte, kurse në mbarë Korenë e Veriut mund të shihet se ka përparuar sektori i marinës, citon tch. Megjithatë, duket se nuk kanë menduar shumë për hyrjet e këtyre bazave. Nëse ato i shkatërroni, shkatërrohet gjithçka që gjendet brenda”, ka shtuar analisti.

Sipas tij, rëndësia e këtyre bazave është shumë e madhe nëse vie deri te ndonjë luftë e armatosur, sepse Koreja e Veriut planifikon të zhvillojë nëndetëse që mund të lansojnë raketa bërthamore.