Në librin Tranzistor ,me kollosët e radiofonisë Italiane edhe Radio Lushnja.

Libri Tranzistor është trilogji edukative e shkruar  nga Paolo Lunghi.Ky libër përmban  intervista dhe përshkrime me personazhet më të njohur të radiofonisë Italiane ,ku ndërmjet tyre është përzgjedhur dhe një personazh me historinë e tij ,nga  Radio Lushnja, Shqipëri

Kjo vepër letrare e Paolo Lunghi trajton temën e komunikimit, në veçanti Radion siç ishte dhe si do të jetë ,nëpërmjet historive personale të treguara nga kollosët e radiofonisë Italiane si : Amadeus,Claudio Cecchetto, Gerry Scotti, Rosario Fiorello,Michela Mercuri, Linus, Carlo Massarini, Marco Mazzoli, Nick the Nightfly, Lapo Elkann, Max Venegoni, Alberto Hazan,Benedeta Rossi etj.Ndërmjet tyre dhe Edi Halilaj nga Radio Lushnja,Shqipëri.

Jetojmë në një epokë ku teknologjia ka arritur standarde aq të larta sa njerëzit mendojnë se talenti është çështje pikselesh, se cilësia e muzikës gjykohet nga pëlqimet dhe se realiteti është ai që jeton përmes kompjuterëve dhe smartfonëve. Nga ana tjetër, radio është ende një instrument që tregon gjithmonë të vërtetën.

Titulli Tranzistor.Tranzistor sepse nga zbulimi i këtij komponenti është hapur epoka e radiove. Termi tranzistor në fakt, nënkupton “radio tranzistor”, dhe shpesh është përdorur në gjuhën e zakonshme edhe për të identifikuar radiot portative,si radiot në kohën e totalitarizmit ,radiot Iliria,radio të cilat ishin aplikimi i parë i këtyre pajisjeve  që arritën  në tregun masiv në vitet 1950 ,sigurisht jo këtu në Shqipëri.TRANSISTOR paraqet historitë personazheve  që e kanë bërë radion të shkëlqyer që nga fillesat e radiove private.

Atori i librit  Paolo Lunghi, lindur më 1959, mjeshtër i artit, piktor dhe gazetar i regjistruar në urdhrin e Toskanës, ekspert krijues dhe komunikimi, me specializime të marra në Institutin e Artit të Pistoia, në Milano, Romë, Brighton në Sussex dhe Hangzhou të Zhejiang. Lunghi është një nga pionierët dhe themelues i Radios së parë të Lirë në vitet 1970, dhe fitues i Radio Oscar 2010, ndër vite ai ka zhvilluar projekte të rëndësishme komunikimi, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai bashkëpunon me të përditshmet kryesore ekonomike, sportive, politike, artistike dhe argëtuese, ka qenë dhe është redaktor dhe drejtor i revistave në fushën lokale dhe kombëtare si në shtypin e shkruar dhe elektronik, është aktiv në botën e vullnetarizmit. dhe dhurimin e gjakut. Ai ka botuar libra të ndryshëm si në letër ashtu edhe në formë audio, me tema të komunikimit, argëtimit dhe artit dhe me tema të tjera të rëndësishme si kultura dhe integrimi kinez.

Stafi drejtues i Radio Lushnja shpreh mirënjohje dhe falenderime ndaj autorit Paolo Lunghi, i cili  përzhgjodhi  personazhin e një radio modeste si Radio Lushnja nga e gjithë radiofonia shqipëtare.

Libri gjendet ne Librarite Italiane dhithashtu edhe on line ne Amazon ne linkun e meposhtem.

https://www.amazon.it/s?k=tranzistor+3+paolo+lunghi&__mk_it_IT=%C3%85M%C3%85%C5%BD%C3%95%C3%91&crid=39JDXTK9YL479&sprefix=tranzistor+3+paolo+lunghi%2Caps%2C93&ref=nb_sb_noss

Grazie Paolo Lunghi ,Grazie ITALIA!