Divjakë,vetëm 24 orë që natyra të demtojë rreth 250 hektarë me patate

Temperaturat e ulëta të shoqëruara me rënien e brymes mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë dëmtuar qindra hektarë të mbjella me kulturën e patates në divjakë
Janë dashur vetëm 24 orë që natyra të dëmtojë rreth 250 hektarë të mbjellë me patate në divjakë dhe fshatrat xeng Mizë Zharrnec Kryekuq e Kamenicë
Ulja e menjehërshme e temperatures deri nën zero ka dëmtuar në masën deri ne 70% të prodhimit të pritshëm
Ky dëm ekonomik do të ndjehet edhe në cmim pasi shtyhet me një muaj dalja në treg e prodhimit për shkak të kohës që i duhet bimës për të rigjeneruar vetveten.
Ashtu si dhe për të gjitha kulturat e tjera në fushë apo edhe në sera fermeret nuk sigurojnë të mbjellat nga fatkeqesitë natyrore.