Mediat nuk janë të gjitha njësoj! Kryeministri Edi Rama ishte sot ne Lushnje në takim me fermerët dhe grumbulluesit për të dëgjuar hallet dhe problemet e tyre.

U fol për arritje, premtime dhe u bënë rezyme të investimeve cka prodhoi një mori lajmesh me interes për tu publikuar e monitoruar se ishin aq të bukura sa janë të vështira për tu besuar, por le tia lëmë kohës gjykimin. Do të ngrihet një qendër ekonomike e grumbullit për bujqësinë për të ndihmuar fermeret! Do të përmirësohet sistemi vadites për 4,500 ha toka në Tërbuf pasi kanali aktual ka dalë jashtë funksionit në një pjesë të tij. Do të rritet sasia e eksporteve nga Lushnja ne 500 mil euro qarkullim vjetor! Do të ngrihet një pikë doganore në Lushnje për të lehtësuar exportin e produkteve nga Myzeqeja! E ndoqëm takimin me vëmendje dhe do te jemi shumë mirenjohës ngaj qeverise dhe kryeministrit për cdo pikë që do të realizohet nga premtimet e sotme pasi janë frymëmarrje dhe përfitim ekonomik për cdo fermer dhe gjithë zinxhirin mbështetës deri në klientin konsumator, e për pasoje për cdo familje përfituese ne Myzeqe! Na la nje shije mjaft te hidhur e na dogji shume deri ne pervelim momenti kur media u permend si pengues ne kete proces te ketryre zhvillimeve dhe investimeve ne sektorin e bujqesise por jo vetem! Na quajten sic ju deshi qefi qytetare te Lushnjes dhe kryeministri! Radio Lushnja nuk eshte gjobvenese e asnje biznesi, individi apo fermeri pervecse ju eshte gjendur dhe promovuar e ndihmuar sa here e ka dashur nevoja! Askush nuk mund të thote dot të kundërtën edhe pse ne kemi rezervat tona për mungese ofrimi shërbimesh informimi dhe ndërgjegjesimi në një zonë ku pritet të rritet përfitimi ekonomik me 500 mil euro ne vit dhe medias lokale nuk i është ofruar asnjë lloj bashkëpunimi nga asnjë institucion shtetëror si një detyrim ligjor në përdorimin e parave publike dhe njëherazi transparence ndaj qytetarëve! Radio Lushnja nuk mund ta pranoje faktin qe ka penguar apo demtuar zhvillimin ekonomik te sektyorit bujqesor dhe cdo sektori tjeter! Nuk mund te futen te gjitha mediat ne nje thes, aq me teper kur kete e bejnë persona që e njohin mirë Radio Lushnjen të cilet nuk janë refuzuar për shërbime e akoma me keq nuk janë gjobitur e shantazhuar nga Radio Lushnja në asnjë rrethane! Qytetarët dhe dëgjuesit e Radio Lushnjes janë gjykuesit më të mirë! Nuk mund të lejojmë askënd që na hedhe baltë mbi punën dhe përkushtimin tonë, pamvarësisht emocioneve apo situatave në të cilat ndodhen. Mjaftonte të thuhej togëfjalëshi , ( disa media ) dhe nuk do të reagonim, por kur thuhet media, ndihemi të përfshirë të gjithë dhe baltën nuk mund ta pranojmë nga askush! Pamjet janë marrë nga ER YOU TUBE